Hetimi për 2 spiunët rusë në Shqipëri, Ministria e Jashtme e Rusisë: Propagandë e NATO-s

schedule20:34 - 9 Korrik, 2021

schedule 20:34 - 9 Korrik, 2021

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me rastin e pak ditëve më parë në Shqipëri, ku Drejtoria e Antiterrorit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës nisi disa hetime të thelluara lidhur me rolin e dy rusëve, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov në Shqipëri.

Të dy, erdhën në vend para nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender 21” dhe dyshohet se kanë zbarkuar në vendin tonë për spiunazh.

Ndërkohë në reagimin nga Ministria e Jashtme e Rusisë, hetimi cilësohet një akt propagande i NATO-s. Sipas tyre, e gjitha po zmadhohet nga media për më shumë bujë.

“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,”- shkruan Ministria e Jashtme ruse.

Dy rusë Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

LEXO EDHE: Triller spiunazhi në Shqipëri, si u zbuluan rusët me dronë gjatë stërvitjes amerikane

Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori.

Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite për tu larguar me pas nga Shqipëria./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!