Ekzaminimi i kutive të zeza të avionit të rrëzuar një muaj më parë në Indonezi, tregoi se piloti është munduar të shpëtojë avionin nga rrëzimi. Ekspertët mendojnë se një defekt nje një program në bordin drejtues mund të ketë shkaktuar tragjedinë, ku humbën jetën 189 persona.
Piloti i Boeing 737, që u rrëzua duke vrarë 189 persona, ka provuar të shpëtojë avionin, por kompjuteri i bordit nuk i ka lejuar komandantit që të rimarrë kontrollin. Ky është rezultati i ekzaminimit të parë të kutisë së zezë të mjetit fluturues të Lion Air, i cili me 29 tetor ran ë det pasi u ngrit në ajër nga Xhakarta në Indonezi. Kështu të paktën raportojnë mediat ndërkombëtare.
Të dhënat e kutisë së zezë kanë regjistruar tentativën e pilotit për të drejtuar avionin për sipër, pasi sistemi në bord mbante drejtimin e kundërt. Ky informacion i ri tregon se një program në bord që ka lindur për të parandaluar rrezikun e ndonjë problemi në lartësi mund të ketë pasur rol kyç në incident. Një pajisje e njohur si “Stick shaker” – që paralajmëron se krahët po humbasin pjesë, që bën të dridhet kabina e kontrollit dhe që bën një zhurmë të fortë – është aktivizuar menjëherë pas nisjes. Instrumenti është dëmtuar nga një pajisje difektoze që mat gradët në të cilat avioni drejtohet për sipër ose për poshtë në varësi të erës që fryn.
Ky keqfunksionim i sensorit aktivizoi edhe programin e sigurisë. Sistemi i rritjes së karakteristikave të manovrave është projektuar për të garantuar që krahët të mos humbasin funksionin e tyre. Ishte i programuar për të ulur në mënyrë automatike kokën e avionit dhe këtë e bënte për pjesën më të madhe të fluturimit. Ndërkohë, në një fluturim të mëparshëm të këtij avioni, e njëjta pajisje kishte dhënë shenja keqfunksionimi. Megjithatë kompania Lion Air pretendeon se e kishte rregulluar./abcnews.al