Nga prokuroria 24 orë pasi Kuvendi dha autorizimin per hetimin dhe kontrollin e baneses dhe atë fizik të deputetit Saimir Tahiri, një grup ekspertësh të prokurorisë kanë mberritur në shtepinë e ish-ministrit të Brendshëm. 4 oficerë të policisë gjyqësore, pak pas orës 14.00 i janë drejtuar shtëpisë së Tahirit, në periferi të kryeqytetit. Veprimet e organit të akuzës kanë nisur dy orë pasi Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit. Kërkesa e organit të akuzës u shqyrtua nga gjyqtarja e Krimeve Liljana Baku. Në banesë është parë të ngjitet edhe vetë ish-ministri i Brendshëm, i vënë nën hetim për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit pasiv te funksionarëve të lartë shtetëror.
Hetimi, mbërrijnë në banesën e deputetit Tahiri një grup kontrolli
schedule15:23 - 26 Tetor, 2017
schedule 15:23 - 26 Tetor, 2017