Prokuroria e Tiranës firmosi sot 5 urdhër arreste lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve shtetërore shqiptare.
Urdhër arrestet u lëshuan për punonjës të Ministrisë së Brendshme që kanë pasur akses në këto sisteme dhe punonjës të Departamentit të Administratës Publike Personat emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe ndaj tyre kërkohet “arrest shtëpie”.
Në lidhje me këtë zhvillim, eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, tha se pesë punonjësit e administratë janë bërë “koka turku”, duke thënë se përgjegjësit realë të hakërrimit të sistemeve online në Shqipëri janë të lirë.
Semanaj tha në “Radar” me moderatorë Juli Xhokaxhi se pesë punonjësit nuk mund të dënohen.
Sipas tij ata janë specialistë të pa trajnuar diç duhet, që punonin me rroga minimale në administratë. Semanaj thotë se AKSHI duhet të marrë përgjegjësi për sulmet kibernetike, ndërsa thekson se urdhër arresti për 5 punonjësit është dhënë nga AKSHI , dhe jo nga Prokuroria.
“Akshi i ka thënë Prokurorisë së këta persona duhet të shkojnë në burg. Pesë Zyrtarët e departamentit të administratës publike u bën koka turku. Hetimet nuk mund të bazohen mbi raportin e një kompanie. Nuk besoj se do të dënohen. Nuk mund të dënohet një njeri nga padituria. Nuk kemi hetim, janë bërë koka turku pesë specialistë që punonin me rroga minimale të pa trajnuar ashtu siç duhet. AKSHI të marrë përgjegjësinë për sulmet kiberentike. Ata pesë persona do të marrin pafajësi. Ata që duhet të mbanin përgjegjësi do vazhdojnë punët dhe ndoshta do të kenë rritje rroge. Sulmet do të ketë, ka pasur dhe do të ketë. Sistemi i bankave është goxha o mbrojtur e vështirë të hakerohen.
Hakerat nxjerrin vazhdimisht të dhëna, për sa kohë që qeveria nuk vepron dhe nuk jep informacion. Është qesharake, por nuk e kuptoj ekziston institucioni për mbrojtjen e të dhënave në Shqipëri. Qytetarët duhet të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti. Institucionet shteti duhet të bëhen të përgjegjshëm. Minimalisht duhet të kemi një reagim institucional”, tha Semanaj.
/Abcnews.al/