Strategjia e ngritur nga Prokuroria e posaçme për goditjen dhe parandalimin e krimeve zgjedhore po jep efektet e para. Në raportin vjetor të spak përballë këshillit të lartë të prokurorisë, Altin Dumani tha se ne faqen zyrtare të spak kanë mbërritur denoncimet e para.
“Kemi krijuar në faqen zyrtare një model denoncimi nga publiku, ku kemi pasur raportime për raste konkrete dhe vlerësohen nga një grup pune i ngritur nga SPAK për herë të parë. Duhet evidentuar dhe është e qartë angazhimi i tre institucioneve, i SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në qarqet ku ushtrojnë kompetencë si dhe KQZ.”
Për drejtuesin e prokurorisë së posaçme I rëndësishëm është bashkëpunimi me prokuroritë e Juridiksionit të përgjithshëm, komisionin qëndror të zgjedhjeve dhe prokurorinë e përgjithshme për zbulimin e rasteve për shit-blerjen e votës.
“Kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve, janë në bashkëpunim të ngushtë dhe komunikim të përditshëm me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit me qëllim marrjen e informacioneve në kohë reale, vlerësimin e informacioneve në kohë reale se ku do të adresohet në SPAK apo Prokurorinë e Përgjithshme dhe më tej edhe ndjekjes penale.
Rasti i parë korruptiv nisi nga Lushnja,ndërsa nbë pranga u vu nje shtetase që kerkoi voten per Partinë Demokratike ne kembim te parave. Megjithse veprimet e para jane kryer nga prokuroria e Fierit dosja pritet ti kaloje per kompetencë SPAK, pasi korrupsioni aktiv dhe pasiv ne zgjedhje eshte kompetence e prokurorise se posacme.