Analisti Mentor Nazarko thotë se SPAK ka respektuar ligjin, në lidhje me hetimin e gjyqtarëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse do ndodhte e kundërta, SPAK do ekzspozohej negativisht përballë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve.
“Sigurisht, por nga këndvështrimi i interesit publik, ke të drejtë. Ka disa metra. Metri moral, jo se është i parëndësishëm, por duhet parë metri i interesit publik, kushtetues, procedural, ligjor. Këto janë matjet që bëhen. Jam i sigurt që në lidhje me këtë çështje, SPAK është përpjekur ta respektojë ligjin dhe kushtetutën, sepse do ishte çështje që do e ekspozonte negativisht, jo thjesht përballë opinionit publik, por edhe faktorit ndërkombëtar. Të veprosh duke shkelur procedurën, ligjin, kushtetutën, përkundrejt një institucioni të rëndësishëm si Gjykata Kushtetuese, është vërtet veprim i rëndë. Unë mendoj se SPAK, është përpjekur ta respektojë në letër, duke vepruar brenda hapësirës ligjore. Jam i sigurt që ka respektuar atë që është ligji. Gjykata Kushtetuese, po të kishte provat më minimale, do kishte vepruar ndryshe”, theksoi ai./abcnews.al