Hetimet për vrasjen e Indrit Çelajt: Vëllezërit Kusi u larguan drejt Vorës pas krimit

schedule15:25 - 2 Shtator, 2019

schedule 15:25 - 2 Shtator, 2019

Dy vëllezërit Kusi, të akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionereve Indrit Çelaj, dyshohet se pas krimit u larguan në drejtim të Vorës e më pas drejt Korçës. Burime të rezervuara i thanë ABC News se mëngjesin e 25 gushtit dështoi një operacion për arrestimin e tyre.

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët dyshohen se qëlluan më një plumb në kokë teknikun e kondicionerëve Indrit Çelaj mesditën e 22 gushtit, pas krimit u larguan në drejtim të Vorës.

Këto kanë qenë përgjigjet e qelizave telefonike të njërit prej vëllezërve nën hetim. Ata mundën të shpëtonion një operacioni të organizuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mëngjesin e 25 gushtit, duke humbur gjurmët vetëm pak çaste se të mbërrin uniformat blu.

Për këtë arsye, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimet për shkak se dyshohet për rrjedhje të informacionit nga gurpi hetomor.

Ndërkohë, burime nga operative kanë njoftuar se, dy vëllezërit janë larguar pas Vorës në drejtim të rrethit të Koçës. Nuk dihet nëse të rinjtë kanë kaluar jashtë kufirit Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër. Policia kufitare dhe ajo e shtetit ka kërkuar ndihmën e homologëve të tyre Grek por, edhe të Maqedonisë së Veriut për të vertëtuar këtë informacion kofidencuar rreth largimit të mundëshmë të Griseldo dhe Albani Kusit jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye autoritetet shqiptare i kanë shpallur vëllezërit Kusi në kërkim ndërkombëtar. Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke montuar një kondicioneri në banesën e familjes Kusi.

Për vrasjes e 26 vjeçarit Indrit Çelaj policia arrestoi pronarin e vilës Bujar Kusin, për të cilin gjykata caktoi arrest me burg. Po e njëjta masë u dha edhe për Ferdinant Bakallin dhe Ali Sula, ndërsa për Luan Cakën gjykata caktoi arrest shtëpie. Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!