Hetimet për Trump, dëshmitari: Presidenti shqetësohet më shumë për Biden

schedule17:28 - 14 Nëntor, 2019

schedule 17:28 - 14 Nëntor, 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përballet me një proces që mund ta largojë atë nga zyra. E gjitha ka të bëjë me faktin nëse ai ka kërkuar ose jo ndihmë, në mënyrë të padrejtë, nga Ukraina, për të rritur shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020.

Presidenti amerikan Donald Trump është bërë presidenti i tretë në historinë modern të Shteteve të Bashkuara që është përballur me seance të hapura dëgjimore për shkarkimin e tij. Demokratët në dhomën e përfaqësuesve u kanë kërkuar dy dëshmitarëve kyç të departamentit të shtetit që ti tregojnë popullit amerikan se Trump ka abuzuar me pushtetin pasi mendohet se I ka bërë presion Ukrainës për ti ofruar informacion presidentit për rivalin e tij politik Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përballet me një proces që mund ta largojë atë nga zyra. E gjitha ka të bëjë me faktin nëse ai ka kërkuar ose jo ndihmë, në mënyrë të padrejtë, nga Ukraina, për të rritur shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020. Gjërat janë ende në një fazë të hershme. Seancat e para publike me dëshmi nisën të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, e cila kontrollohet nga demokratët. Presidenti Trump, i cili është republikan, akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të zbuluar informacione të dëmshme për njërin nga sfiduesit e tij kryesorë demokratë, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter. Hunter ka punuar për një kompani ukrainase, kur Joe Biden ka qenë nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm. Në qendër të kësaj ngjarjeje është ankesa e një informatori – zyrtar i paidentifikuar i inteligjencës – i cili ka shkruar një letër, ku ka shprehur shqetësim për bisedën telefonike midis Trumpit dhe Zelenskyt, të zhvilluar më 25 korrik. Në dëshmitë e para publike, të zhvilluara të mërkurën, një diplomat i lartë amerikan tha se Trump ka kërkuar drejtpërdrejt që Ukraina të hetojë rivalin e tij demokrat, Biden.

Bill Taylor, ushtrues i detyrës së ambasadorit amerikan në Ukrainë, tha se një anëtari të stafit të tij i është thënë se Trump ka qenë i etur për hetime.

“Anëtari i stafit tim e ka dëgjuar presidentin Trump, në një bisedë telefonike, duke e pyetur ambasadorin [amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon] Sondland, në lidhje me hetimet… Pas kësaj bisede, anëtari i stafit tim e ka pyetur ambasadorin Sondland se çfarë mendon presidenti Trump për Ukrainën. Sondland është përgjigjur duke thënë se Trump brengoset më shumë për hetimet për Bidenin”, shpjegoi Taylor.

Kur është pyetur për Sondlandin në fillim të këtij muaji, Trump ka thënë se “vështirë që e njeh zotërinë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!