Akoma nuk ka një përfundim në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.
Ndërkohë mediat bullgare në vijim të hetimeve në lidhje me këtë tragjedi bëjnë me dije se ekspertiza për aksidentin është në fund.
Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar dhe zëvendës kryeprokurori Borislav Sarafov për BNT, është shprehur se kanë ngelur edhe tre ekzaminime për të harruar raportin përfundimtar për shkaqet e tragjedisë.
“Hetimi për tragjedinë e autostradës së Strumës, ku humbën jetën 45 shtetas maqedonas, janë në fazën përfundimtare. Ne presim tre ekzaminime, ndoshta do të jenë gati para Krishtlindjeve. Autobusi është i ngjitur për bankinën. Ekzistojnë dy kategori të shpejtësisë e lejuar dhe e përshtatshme. Ne kemi një ide për shpejtësinë, por do të presim ekspertët e makinave. Shpejtësia është mjaft e paqëndrueshme, janë tejkaluar 90 km në orë”, ka thënë Sarafov.
Ѕірaѕ tіј, рër momentіn mendіmі і kolegëve të tіј ëѕhtë se deri tek aksidenti fatal ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor.e.su./abcnews.al