Hetimet për Metën, Vasili: SPAK u kthye në zorrën qorre të Edi Ramës

schedule13:37 - 24 Gusht, 2022

schedule 13:37 - 24 Gusht, 2022

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se për inceneratorë SPAK është me pushime, ndërsa del në punë vetëm për “gjeneralitetet” e Ilir Metës.

Vasili shprehet se SPAK u vendos në krah të mafias së inceneratorëve. Sipas tij, bashkë me SPAK mori fund përfundimisht edhe reforma në drejtësi.

Reagimi i plotë:

Për inceneratorët SPAK është me pushime. Del në punë vetëm për “gjeneralitetet” e Ilir Metës.

Mos mendoni se SPAK pushon! Punon SPAK, punon! Ja dhe një provë tjetër e punës së madhe të jashtëzakonshme edhe në kulmin e vapës!

Kerkon “Gjeneralitetet” e Ilir Metës ne mes te gushtit, firmos edhe nga jashte pa qene ne zyre, se keto janë direktivat më madhore që kanë marrë nga Tao Tao, per te prodhuar lajme shashka vetem e vetem se eshte Rama ne hall e me ujin gjer ne gryke.

Ndërkohë SPAK vetëm dje ka marrë 50 dokumenta asgjesuese për inceneratorët, për 430 milion euro të vjedhura dhe të grabitura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri,Armando Subashi dhe plot e plot të tjerë se lista eshte pafund.

Por per keto qindra dokumente per Inceneratoret SPAK eshte me pushime, ja qe nuk leviz dot dhe nuk i punon dora, por per Ilir Meten, qe e njeh gjithe Shqiperia bejne sikur kerkojne gjeneralitete.

SPAK vetëdeklaroi asgjesimin dhe shndërrimin në zorrën qorre të Edi Ramës duke u vendosur qartësisht në shërbim të hapur mafies së inceneratorëve.

Bashkë me SPAK mori fund përfundimisht edhe reforma në drejtësi.

SPAK u vendos ne krah te Mafias se Inceneratoreve dhe te antiligjit dhe kunder detyres qe te hetoje te çoje pas hekurave hajdutet e qeverise te kapur me nje mal me dokumente, fakte e prova.

Lodhje e kote.

Inceneratoret nuk mbulohen dot me perralla vere me “gjeneralite” sepse afera e Inceneratoreve do te rendohet keq e me keq.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!