Sali Berisha ‘burgoset’ në Shqipëri, i merret pasaporta/ Detyrohet të paraqitet periodikisht në polici

schedule19:43 - 21 Tetor, 2023

schedule 19:43 - 21 Tetor, 2023

TIRANË– Drejtësia, megjithëse e vonuar, duket po i afrohet familjes së Sali Berishës. Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është vënë në pranga të shtunën në aeroportin e Rinasit, për pastrim parash në ndërtimin e kompleksit të pallateve të ish klubit Partizanit.

Lajmi më i bujshëm është vënia nën akuzë për korrupsion e vetë Sali Berishës, të cilit SPAK me vendim gjykate i ka marrë pasaportën dhe e ka detyruar çdo javë të paraqitet në polici. Por duket se kjo aferë do të këpusë shpejt disa ish krerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes të asaj kohe.

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Berishës, i cili është përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla/ abcnews.al