Dosja “Partizani”, 5 të pandehur/ SPAK i komunikon Andia Pustinës akuzën e pastrimit të parave

schedule14:08 - 18 Shtator, 2024

schedule 14:08 - 18 Shtator, 2024

Prokuroria e Posaçme ka marrë një tjetër person të pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani duke e çuar në 5 numrin e tyre përfshi ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Të mërkurën në SPAK u njoh me akuzën e pastrimit të parave edhe shtetasja Andia Pustina.

SPAK ka dyshime se Pustina ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe administrative për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja para dhe gjatë ndërtimit mbi sipërfaqen e pronës në ish- kompleksin “Patizani”. Pustina u paraqit në prokurori në shoqërinë e avokates Klodjana Gjyzari që më herët ka përfaqësuar në të njëjtin proces edhe ish-kryeministrin Berisha.

Të pandehur janë marrë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi si dhe shtetasi Xhimi Begeja duke e çuar në 5 numrin e personave të përfshirë në privatizimin e pronave të ish-kompleksit Partizani. Nga ana tjetër në studion ligjore të Andia Pustinës, SPAK ka sekuestruar pjesën më të madhe të dokumenteve  mes të cilave edhe transaksione të familjes Malltezi dhe ish-pronarëve që provojnë edhe pastrimin e parave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!