Hetimet për dosjen e “check up”, SPAK thërret për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani

schedule11:03 - 2 Gusht, 2023

schedule 11:03 - 2 Gusht, 2023

Prokuroria e posaçme thiri të mërkurën 70 qytetarë të Elbasanit ku dhanë sqarimë mbi shërbimin që kanë marrë sa i takon kontrollit mjekësor bazë pa pagesë apo sic njihet ndryshe check up. Ata janë pyetur pas hetimeve të regjistruar nga SPAK për akuzat e korrupsionit shpërdromit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tëndeara.

70 qytetarë të Elbasanit që kishin fletë-thirrje për tu paraqitur në prokurori i jane pergjigjur pyetjeve, sa here kane kryer kontrollin dhe ne çfare qendrash shendetesore e kanë përfituar këtë shërbim. Koncesioni për të cilin ka depozituar në 2020 kallëzim në SPAK nisma Thurrje kap vlerën e më shumë se 100 milion eurove, ndërsa nisi zbatimin në vitin 2014 me qëllim kontrollin mjekësorë falas 1 herë në vit të popullatës nga mosha 35 deri 70 vjeç.

Ky nuk është koncesioni i vetëm që po verifikohet për paligjshëri nga struktura e posaçme sa i takon sektorit të shëndetësisë. Një vit më parë u morr në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja lidhur me koncesionin e sterilizimit. SPAK ka marr në pyetje edhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e Komisionit te Vlerësimit të Ofertave. Ata kanë dhënë sqarime se persona që kanë dijeni dhe deri më tani nuk ka ndonjë person të marrë nën hetim, por veprime po kryhen vëtëm mbi veprat penale./abcnewsa.al