Në lidhje me hetimin e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës që ishin dhe drejtuesit e vendin gjatë protestës së 21 janarit ku humbën jetën 4 qytetarë ka dhënë komentet e saj nga studio e Tirana Live edhe juristja Brisida Gjikondi.
Gjikondi ka theksuar se është për të ardhur keq sesi edhe pse kanë kaluar 12 vite, dosja e 21 janarit vetëm zvarritej dhe nuk ka asnjë hetim të mbyllur, por vetëm për dy persona janë dënuar dy persona përgjegjës me një vendim qesharak me një vit dhe me 3 një tjetër.
Sipas saj nga audio përgjimet që janë dorëzuar dëgjohen qartë kur Berisha thotë se i kanë vrarë ndërsa Basha si frikacak që është nuk e thotë kaq qartë një gjë të tillë.
“Kur Berisha ka qenë në krye të asaj qeverie ka pasur nën mbikqyrje të gjithë institucionet, ne e dimë se prej 12 vitesh ne kemi një skandal në drejtësinë shqiptare pasi nga 4 viktima për dy viktima ka pasur hetim dhe është dënuar autori dhe ato janë dënuar për pakujdesi në punë ku njëri është dënuar me një vit dhe një me 3 vite. Ky është skandal që tregon përfshirjen e politikës në drejtësi. Basha ka qenë në krye të ministrisë, Berisha ka qenë prezent aty, ky Berisha ka deklaruar se po u vranë se kush guxon të prekë godinat ndodh një gjë e tillë. Basha duke qenë më frikacak se Berisha ka thënë të njëjtën gjë, por jo kaq prerë pasi mbase nuk ka aq ndikim sa Berisha në drejtësi. Nëse SPAK do të kishte vullnetin dhe kurajon që të hetojë këtë dosje që është tipike e mpleksjes së drejtësisë në këto vite do ja kishte dalë pasi ka treguar se SPAK nuk ka skrupuj që mund ta bëjë një gjë të tillë. SPAK duhet të fokusohet dhe të tregojë se nuk heton vetëm krimet ekonomike dhe financiare por edhe politike në vendin tone”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër juristja shprehet se edhe qeveria e tanishme në atë kohë në opozitë ndjehet përgjegjëse për këtë pasi ishte ajo që e organizoi protestën.
“Çdo 21 janar qeveria që në atë kohë ishte në opozitë duke u ndjerë si në përgjegjësi vrasjen e këtyre qytetarëve. Ndërkohë në lidhje me këtë qeveria ka dhënë 113 mijë euro, për tu paguar dhe familja më dinjitoze ka qenë ajo e Aleks Nikës që nuk ka marrë asnjë qindarkë dhe vetëm kërkon të vërtetën. Dosja e 21 janarit është e turpshme pasi mënyra sesi është trajtuar është për të dëshiruar vënia përpara drejtësisë e autorëve që kaluan gjithë atë situatë ku u arrit që sh
Hekuran deda dhe Aleks Nika janë çështje që rrijnë 12 vite në prokurorinë e Tiranës, që ka qenë gjithmonë e drejtuar në kah politik, mëshirues për dy kahe politike. Por me këtë kanë bërë që predha e gjetur në kokën e Nikës të jetë një provë e shpërfytyruar. Kemi një audio që nuk i është bërë asnjë ekspertizë dhe videot që u morën si provë e mirëqënie, ku ka deklarata nga të gjithë ish liderve ku ka dëshmi që konfirmojnë se është gjuajtur nga kryeministria drejt qytetarëve. Prokurorja Zaimi që e ka këtë dosje ka 30 vite që është aty, dhe ajo është prokurorja që ka dosjen nëse nuk e merr SPAK atë herë sërish do të kemi këtë zvarritje”, është shprehur ajo./abcnews.al