Hetimet për “21 janarin”/ Deputeti Xhemal Qefalia thirret në SPAK si person që ka dijeni

schedule09:55 - 31 Tetor, 2024

schedule 09:55 - 31 Tetor, 2024

TIRANË- Në SPAK është thirrur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ne lidhje me hetimet për “21 janarin “, si person që ka dijeni.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë,  e cila urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit.

Për këtë, SPAK ka nisur veprimet duke marrë në pyetje disa ish-funksionarë të lartë të Policisë. Konkretisht, janë thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe  ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj.

Më 21 janar të 2011, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!