TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News.
Ai theksoi se Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë mbledhur rreth Berishës nga halli dhe jo për parimet.
“Politikanët në përgjithësi gënjejnë dhe janë të papërgjegjshëm për ato që thonë”, tha ai.
Ai pohoi se politikanët, tashmë, të vendosur edhe në darën e drejtësisë, po artikulojnë gjëra të vërteta për kundërshtarët politikë.
“Të gjithë po thonë të vërteta për njëri tjetrin, nuk është se janë thjesht po bëjnë akuza.”, tha ai.
/abcnews.al