Javët e fundit Prokuroria e Avellino nisi një hetim në lidhje me rezultatet e analizave të Covid-19 të lojtarëve dhe stafit të Lazio. Kishte dyshime se klubi kryqytetas grumbulloi lojtarë të infektuar në fillim të këtij muaji dhe si pasojë prokuroria mori të gjithë testet për rishqyrtim.
Raportime të agjencisë ANSA zbulojnë se pas rishikimit të analizave në spitalin Moscat, nga 95 tamponë të shqyrtuar, vetëm njëri prej tyre ka qenë i kundërt me atë të laboratorit të kontraktuar nga Lazio. Ai është i Thomas Strakoshës.
Gardiani i kombëtares sonë më datë 6 nëntor në testin e kryer nga Futura Diagnostica ka rezultuar negativ, ndryshe nga rishikimi i prokurorisë, e cila të njëjtin tampon e nxjerr pozitiv. Mbetet të shihet vërtetësia e këtij lajmi, teksa nëse vërtetohet, Lazion e pret një dënim i ashpër. /abcnews.al