“Hetim pasuror ndaj deputetëve opozitarë”/ Kryemadhi për SPAK: Le të bëjnë partinë e prokurorëve

schedule13:09 - 22 Tetor, 2024

schedule 13:09 - 22 Tetor, 2024

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen hetime pasurore vetëm për deputetët e opozitës.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se nëse SPAK ka urrejtje për politikën dhe i trajton të gjithë njësoj, le të bëjë partinë e prokurorëve.

“Hetim pasuror ka ndaj deputetëve opozitarë. Keni parë ju ndonjë deputet nga PS për hetim pasuror? Kanë urrejtje për politikën? Le të bëjnë partinë e prokurorëve. Del ti dhe shpif? Kush je ti që gënjen? Aty shkruan dyshohet për hetim. Kur gënjen ti, si mund të pretendoj unë që ti ia fut kot. Se kur gënjen SPAK, është e ndërtuar filizofia, hajde t’i bëjmë pis, të gjithë janë njësoj, por kush ka para, mbyll gojën në Uashington, në Bruksel, ambasadave. Morali i lajmit, kjo është”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!