Hetim në Elbasan për “Audi”-n që përplasi policinë

schedule17:42 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 17:42 - 7 Dhjetor, 2017

Prokuroria për Krimet e Renda ka shpallur moskompetencë për hetimin e incidentit të 18 shtatorit në Elbasan, ku një “Audi” i blinduar goditit mjetin e zv.drejtorit të Policisë Gjergji Oshafi. Sipas prokurorisë, në ngjarje nuk ka pasur tentativë për vrasjen e policit. Dosja i është dërguar për hetim prokurorisë së Elbasanit.

Në incidentin e 18 shtatorit 2017 para portës së tregut agro-ushqimor në Elbasan, ku u godit mjeti i zv.drejtorit të policisë Gjergji Oshafi nga një “Audi” i blinduar nuk ka pasur tentativë për vrasjen e punonjësit të policisë. Në këtë përfundim kanë mbërritur prokurorët e Krimeve të Rënda të cilët kanë shpallur moskompetencë për hetimin e rastit.
Burime pranë Prokurorisë konfirmuan se pas veprimve hetimore është dalë në konkluzionin se në veprimet e personave të arrestuar për ngjarjen nuk ka elementë të veprave penale që janë nën juridiksionin e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe dosja i është dërguar për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Ndryshimi i kompetencës u bë shkak për pushimin nga Gjykata për Krimet e Rënda e kërkesës së bërë nga një prej të ndaluarve për ngjarjen, 44 vjeçarit Valmir Dedja. Në lidhje me përplasjen e mjetit të ish-zyrtarit të policisë së Elbasanit, Oshafi, u arrestuan Ledio Zabeli, Klement Xhaferri, Valmir Dedja dhe Enea Bekteshi, të cilët u lanë në masa sigurie shtërnguese “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie” nga gjykata.
Një muaj pas ngjarjes drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako shkarkoi nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Komisariatit të Policisë së Elbasanit për paaftësi në menaxhimin e situatës së 18 shtatorit para tregut agro-ushqimor./abcnews.al

 

https://youtu.be/9vXR2cXE1og

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!