Përparim Hetemaj, mesfushori i lindur në Skënderaj dhe rritur në Finlandë ka vendosur të mos rinovojë me Beneventon dhe është në kërkim të aventurave të reja.
Megjithëse 4 vjeç, interesimi për të nuk mungon. Siç bëhet me dije nga mediet italiane, dy klube të Serie B, Crotone dhe Reggina duan shërbimet e tij.
Të dy klubet kanë nisur kontaktet dhe mbetet për t’u parë kush do bindë mesfushorin e qendrës. Sezonin e kaluar Hetemaj ishte pjesë e Serie A me Beneventon e Pippo Inzaghit, por nuk arriti të qëndrojë. /abcnews.al