Hetem Qerimaj: Hallka e zinxhirit artistik vazhdojn në familjen tonë

schedule16:30 - 23 Maj, 2019

schedule 16:30 - 23 Maj, 2019

85-vjeçari, mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj i cilësuar si harku i triumfit të familjes në një intervistë për ABC News rrëfen momente të veçanta që ka jetuar me violinën përgjatë jetës.

Violina është mikja që e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës “Mjeshtrin e Madh”, Hetem Qerimaj. Ai sfidon moshën dhe ia del që të jetë aktiv edhe në moshën 85-vjeçare. Skena për të është jetë.

Pasi kujdeset për violinën me të cilën interpreton prej 4 dekadash, kordon violinën dhe menjëherë ia lë fjalën tingujve të kabasë, të cilën e ka fort për zemër.

Ajo kabaja për violinë është fantastike. Ajo bën edhe bilbilin”, tha Qerimaj.

Tingujt muzikorë janë të rëndësishëm për virtuozin e violinës, po aq sa ajri që thith, e veçanta e tij qëndron këtu.

“Interpretimi, por edhe tek mekanizmi. Shkathtësia e gishtërinjve”, tha mjeshtri i violinës.

Ajo që e gëzon artistin Hetem Qerimaj është vazhdimi i hallkave të zinxhirit në familjen e artistëve, e cila numëron 9 artistë dhe 3 breza. Por veçon mes tyre dy violinistët e talentuar të familjes Qerimaj, të cilët sipas tij do jenë pasues të tij në violinë.

Hetem Qerimaj: Të gjithë janë artista. Ke Fatosin klarinetist, fantastik fare. Ke dhe Klodin me gjithë Valinin, që i kanë marrë për të mirë. Të gjithë e kanë ndryshe. Ndjenja është ndryshe, por Valini është i mirë.

Valini do jetë harku që do vazdhojë rrugën tëndë?

Hetem Qerimaj: Po! Ai do bëhet shumë i mirë. Por edhe Klodi është shumë e mirë.

Sekreti i një instrumentisti është ky:

Kur e godet në një gjendje, që është e ëmbël”, tha ai.

Në repertorin e tij e ka të vështirë të bëjë ndarjen mes muzikës tradicionale shqiptare dhe asaj të huaj. Hetem Qerimaj me harkun e tij sjell nota të trishta si këto, por nuk mungon edhe energjia festive.

“Kujtoj dhimbjen e një shpirti të një njeriu”, tha Qerimaj.

Këshilla që u jep violinistëve, mjeshtri i madh Hetem Qerimaj është kjo.

“I bien, hajde t’u biem njëlloj, të gjitha pjesëve nirëpo kjo nuk jep rendiment. Unë ju them shtrëngojeni, ku është për të shtrënguar”, tha Qerimaj. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!