Që nga ndeshja e parë e Silvinjos kanë qenë titullarë të padiskutueshëm. Kështu ndodhi edhe në sfidën e parë në vitit 2025 dhe premierë në kualifikueset e “Botërorit 2026” kundër Anglisë.
Për këtë arsye, lënia e tyre mnë pankinë dhe mos aktivizimi për asnjë minutë kundër Andorrës ishte një suprizë për të gjithë, më shumë për Jasir Asanin dhe Nedim Bajramin.
Të dy lojtarët u urdhëruan të bënin nxehjen në fundin e sfidës të luajtur në “Arenën Kombëtare”, por gjithsesi nuk u hodhën në fushën e lojës.
Ende pa u shuar festa e fitores 3-0 kundër Andorrës, në media dhe rrjetet sociale u forcuan zërat se dy lojtarët nuk e kishin pritur mirë zgjedhjen e trajnerit, madje edhe duke e shfaqur hapur mosaprovimin e tyre përpara trajnerit, por jo publikisht.
Këtë linjë, dy futbollistët vazhdojnë ta ruajnë, ndërsa Nedim Bajrami ka preferuar një përgjigje të koduar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto bashke me Asanin, të shoqëruar me disa ikona, që tregojnë “heshtjen” ndaj të gjithë zërave.
Ky postim mund të përkthehet në disa mënyra, por fakt është që kundër Andorrës, Sylvinjo guxoi, ndryshoi dhe fitoi sfidën. Në këtë mënyrë, zgjedhjet i japin të drejtë trajnerit, ndërsa Nedim Bajrami dhe Jasir Asani e kanë marrë sinjalin se në të ardhmen nuk mund të jenë të sigurtë për formacionin./abcnews.al