Heshtje në selinë blu/ Mbështetësit e Berishës mbyllin ditën pas dhunës në Kuvend

schedule19:21 - 30 Tetor, 2023

schedule 19:21 - 30 Tetor, 2023

Pas ‘furtunës’ në Parlament pasditen e kësaj të hënë, situata në Partinë Demokratike është e kundërt. Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se në selinë blu situata është e qetë, dritat janë të fikura dhe nuk ka asnjë deputet pas seancës së tensionuar që degradoi dhe në përplasje fizike.

“Selia është pothuajse bosh dhe me sa duket të gjithë deputetët e opozitës, ata që vijnë në këtë seli, kanë shkuar tek destinacionet e tyre për t’u mbledhur nesër në orën 13 ku është parashikuar mbledhja e tyre e radhës, dhe ku në fokus do të jetë çështja e parlamentit por edhe e Sali Berishës.

Skenari i tyre i qartë ishte se ato nuk do të lejonin zhvillimin normal të seancës, nuk do të lejonin që deputetët e PS të mbanin qëndrimet e tyre në parlament dhe do të ndërprisnin çdo lloj vijimi normal të seancave parlamentare. Ndërsa në dy seancat e shkuara, u ka funksionuar skenari, që bllokonte karriget e kabinetit qeveritar të drejtueses së Kuvendit dhe Foltores, këtë herë ky skenar nuk eci për shkak se të gjithë deputetët ishin ulur në vendet e tyre dhe PS kishte një vendosshmëri që të mos tërhiqej nga qëndrimi në sallë dhe në këtë formë disa prej deputetëve të saj, morën fjalën nga vendet e tyre, dhe pavarësisht zhurmës nga deputetët e opozitës, disa deputetë të maxhorancës folën për qëndrimet që patën.”, raportoi gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!