Gazetari Skëndër Minxhozi, i ftuar në studion e “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo mendon se Sali Berisha i dha liri veprimi Lulzim Bashës në kohën që drejtonte PD-së dhe kjo solli krijimin e “Super Ramës.”
Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se në momentin që foli Berisha, kryeministri është sërish “vetëm Rama.”
Minxhozi: Heshtja e Berishës ka prodhuar super Ramën. Basha e kishte kthyer opozitën në skemë biznesi. Të gjithë flisnin, por për sa kohë nuk fliste Berisha, Basha të tjerët i shumëzonte me zero. Në momentin që foli Berisha iku Basha.
Hysaj: Berisha tani që foli i hoqi “super” dhe mbeti vetëm Rama. Mund të mos jetë as Rama.
Minxhozi: Kjo mbetet për tu parë.
Kraja: Në PD, kohët e fundit unë shoh prurje të reja, të cilët janë afruar në një proces gare. Shoh të rinj të cilët janë qëndrestarë dhe mbi të gjitha janë të etur për ndryshim./Abcnews.al.