Mesfushori i Atletico Madrid, Hector Herrera, në një intervistë të fundit për ‘O Jogo’, ka folur për marrëdhënien me shokun e tij të skuadrës, Joao Felix. Herrera tregon për mendimin që kishte për sulmuesin përparan se ai t’iu bashkohej madrilenëve si dhe për rivalitetin e përjetshëm mes Benfikës dhe Portos.
“Ndoshta unë si ish-lojtar dhe tifoz i Portos e kam parë dhe kam patur një mendim tjetër për të. Mendoja se ai shumë kryelartë, pak a shumë mendjemadh. Me kalimin e kohës kuptova që ai është një djalosh i mirë. Dëshiron të bëjë mirë dhe të japë maksimumin për ekipin”, tregon meksikani gjatë intervistës.
‘’Porto-Benfika? Kur jemi në stërvitje nuk i kursejmë ndërhyrjet e ashpra me njëri-tjetrin, mendojmë sikur kemi veshur fanellat e Portos dhe Benfikës,’’ deklaron me shaka Herrera për ngacmimet që mund të ketë me Joaon në seancat stërvitore. /abcnews.al