Debati për fotografitë në Bulevard, çfarë mendojnë historianët

schedule16:32 - 5 Nëntor, 2019

schedule 16:32 - 5 Nëntor, 2019

Përfshirja si heronj lufte të rënët pas vitit ‘44 në ekspozitën për 75 vjetorin e çlirimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“, sipas historianëve është absurde. Historianët e periudhës thonë se nuk i është marrë mendim për listën e heronjve të ekspozuar. Ana Lalaj dhe Sonila Boçi shprehen kundër përfshirjes së politikës në histori. 

Nderimi i heronjve të luftës është domosdoshmëri, por mënyra se si nderohen është me po aq rëndësi sa edhe vetë data historike. Vendosja e figurave si Nuri Luçi, Ndrec Ndue Gjoka apo Fejzi Miçolli mes heronjëve të vërtetë, ngjall provokim sipas historianes së  periudhës së luftës Ana Lalaj.

Ndërsa Sonila Boçi, historiane e periudhës thotë se përzgjedhja e figurave duhej bërë më me kujdes.

Burhan Çanga, me fotrografi në duar ndodhet përballë valëvitjes së heronjëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai shpreh indinjatën e tij për studentin e  violinës në Bukuresht Teofik Halil Çangën i cili është vrarë nga gjermanët në Kosovë.

Por historianët janë të mendimit se titulli hero i popullit i  dhënë në periudhën e diktaturës duhet të rishihet pas 29 vitesh  demokraci.

A do bëjmë politike, apo ngjarje historike kjo është pyetja kryesore që ngrenë historianët në emër të kujtesës dhe të luftës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!