Një çift i ri izraelit që u vra nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre në Izrael arritën të shpëtonin nga i njëjti fat tragjik foshnjat e tyre binjake 10 muajshe duke i fshehur.
Itay dhe Hadar Berdichevsky, të dy 30 vjeç, kishin vetëm disa sekonda për të reaguar kur dëgjuan personat e armatosur që po përpiqeshin të thyenin derën e tyre, duke e ditur se nëse do ta bënin, fëmijët e tyre nuk do të kishin kurrë të ardhme.
Prindërit e tmerruar i vendosën dy foshnjat e tyre në një vend të fshehtë pak çaste përpara se terroristët e Hamasit të sulmonin shtëpinë e tyre, sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi, Gali Dagan.
Itay dhe Hadar “luftuan me guxim” përpara se të qëlloheshin dhe vriteshin. Për mrekulli, dy foshnjat e tyre u gjetën dhe u shpëtuan nga ushtarët izraelitë pas 12 orësh.
“Ata fshehën fëmijët e tyre në një strehë ndërsa terroristët hynë në shtëpinë e tyre”, shkroi Duggan në Twitter. “Itay dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve.
“Foshnjat u shpëtuan pas 12 orësh. Imagjinoni tmerrin. Dy prindër të tmerruar bëjnë gjithçka për të shpëtuar fëmijët e tyre, të cilët tashmë janë jetimë.
Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, theksoi ai.
/abcnews.al