Policia Kufitare e Muriqanit sekuestroi 4 kilogramë e 476 gramë heroinë dhe ka vënë në pranga një person që do ta trafikonte atë. I ndaluari është Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte drejt Italisë, drejtuesi i mjetit ku u kap droga.
Sasia e heroinës u zbulua kur makina iu nënshtrua vijës së dytë të kontrollit. Ajo ishte fshehur në gomat e automjetit./abcnews.al
Heroinë në disqet e makinës, një person i arrestuar në Muriqan
schedule21:59 - 18 Janar, 2018
schedule 21:59 - 18 Janar, 2018