Heroinë dhe para, bie në pranga shqiptarja

schedule17:15 - 23 Tetor, 2019

schedule 17:15 - 23 Tetor, 2019

Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi iu gjet në banesë rreth 7 kilogramë heroinë. Agjentët e policisë dyshuan për lëvizjet e çuditshme të saj rreth apartamentit dhe vendosën ta monitorojnë.

Policia vendosi të ndërhyjë menatën e së martës, pasi panë që 36-vjeçarja po dilte nga shtëpia. Sapo u rikthye në banesë ata i kërkuan dokumentet. Më pas agjentët e policisë i kërkuan gruas të tregonte se çfarë kishte në çantë dhe ajo, nuk diti të shpjegojë se pse kishte 175 euro dhe tre aparate telefoni celularë.

Ndërsa në banesë i është gjetur heroinë e paketuar për një total prej pothuajse 7 kilogramësh./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!