Dy raste të trafikut të drogës në kufi me Shqipërinë, në Kostur dhe Kozan janë goditur nga policia greke. Një shqiptar është shpallur në kërkim ndërsa bashkëpunëtorja e tij është arrestuar.
Sasia e sekuestruar në të dyja episodet është mbi 160 kg. Të përfshirë në rastet e trafikut përpos shoferit shqiptar që braktisi makinën dhe u arratis janë edhe grekë dhe një rumun. Gjatë operacionit policia sekuestroi përpos kanabisit dhe një sasi të vogël heroine katër telefona dhe një shumë e vogël në euro.
Ndërkohë që në Itali është kapur një tjetër shqiptar. Një 35-vjeçar u prangos në Milano me akuzën e shpërndarjes së drogës. Ai kishte fshehur 63 kilogramë marijuanë në një garazh./ db/Abcnews.al