“Heroina e re e kombit”, Braçe replikë Dukës me “leksion britanik”

schedule12:14 - 11 Nëntor, 2019

schedule 12:14 - 11 Nëntor, 2019

Thumbimet mes Armando Dukës dhe Erion Braçes nuk kanë fund. Zëvendëskryeministri doli kundër vendosjes së emrit të ri në stadiumin kombëtar. “Air Arena Albania”. FSHF firmosi një kontratë 5-vjeçare me “Air Albania” dhe do të përfitojë 650 mijë euro në vit nga kompania ajrore.

Kreu i futbollit shqiptar ironizoi me Braçen, duke theksuar se do të ishte gati t’i vinte stadiumit të ri emrin e zëvendëskryeministrit, nëse ky i fundit paguan 650 mijë euro në vit.

Erion Braçe ka reaguar me anë të një mesazhi të publikuar në faqen e tij në “Instagram”. Politikani socialist sjell një shembull nga Anglia dhe replikon ashpër me Dukën. /abcnews.al

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES – KETA JANE ANGLEZET, ATA QE SHPIKEN FUTBOLLIN! SHIHNI SI I NDERUAN ATA HERONJTE E TYRE, DJE, NE CDO STADIUM FUTBOLLI, NE TE GJITHE ANGLINE!

Po e nis ditën me një leksion britanik, i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku ne një emision futbolli, injoranca epike shkëlqeu edhe një here si përherë! Arroganca e privates qe po mund kombin, mund te tregetoje gjithcka, por minimalisht duhet ta qepe gojën; Te mos ngrejë ne qiell kultin e parasë, si vlere te re te kombit, te mos fyeje ne emër te kultit te parasë, heronjtë e kombit!

Është e tepërt qe unë te pres nga Presidenti i FSHF te dije se kush është Qemal Stafa; Jam i bindur qe ai e di thjeshte stadium! Stadiumin e vjetër qe e ka zëvendësuar me stadiumin e ri, te cilit, Ai, presidenti i gjithëpushtetshëm i ve dhe emrin tim nëse unë i paguaj paratë, 650 mije euro!!!! E kuptoni se cila është mendësia e këtij Presidenti dhe haurit qe ai drejton?!

Mos kërkoni vlera tek këta, as morale, as kombëtare, as sportive, zero, zero, zero, e tregon futbolli i këtyre; Paraja për ta është heroina e re e kombit! Ke para, e meriton stadiumin, ke para, e meriton edhe emrin ne stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR! Po ngjitem ne fillim edhe një here; Imagjinoni te drejtonin këta ne Angli!

Ca është kjo mo lla, ca ceremonie duan këta para ndeshjes? Na duhet ai minute për reklama mo lla, leke lekë, ca guerrilsi e guerilsash duan këta te nderojmë ne-do këshillonte gazetari i tij i paditur; Ca është kjo President, ç’ështe ky emër Qemal Stafa qe kërkojnë këta?; Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne;

Leke lekë, duam leke se ata kane leke, ne nuk kemi leke-do këshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur. Ky është sistemi i vlerave qe kane, asgjë me shume se kaq; E kane te tyren, Federatën, Kombëtaren, pastaj Stadiumin, Garën, Arbitrin, Topin, madje dhe fituesin, kupën, madje madje edhe rezultatin, magjistare-doni tu bëjnë fitues, ju bëjnë, doni humbës, ju bëjnë prape! E dini perse? Për para, para, para!

Si ato 8 milion eurot për te bere zyra! Keni te drejte; Çlidhje keni ju me Qemal Stafen?! Ju nuk e meritoni Qemal Stafen!! /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

HERONJTE JANE TE KOMBIT! TREGTARET NUK KANE PER TA KUPTUAR KURRE KETE! KETA JANE ANGLEZET, ATA QE SHPIKEN FUTBOLLIN! SHIHNI SI I NDERUAN ATA HERONJTE E TYRE, DJE, NE CDO STADIUM FUTBOLLI, NE TE GJITHE ANGLINE! Po e nis diten me nje leksion britanik, i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku ne nje emision futbolli, injoraca epike shkelqeu edhe nje here si perhere! Arroganca e privates qe po mund kombin, mund te tregetoje gjithcka, por minimalisht duhet ta qepe gojen; Te mos ngreje ne qiell kultin e parase, si vlere te re te kombit, Te mos fyeje ne emer te kultit te parase, heronjte e kombit! Eshte e tepert qe une te pres nga Presidenti i FSHF te dije se kush eshte Qemal Stafa; Jam i bindur qe ai e di thjeshte stadium! Stadiumin e vjeter qe e ka zevendesuar me stadiumin e ri, te cilit, Ai, Presidenti i gjithepushtetshem i ve dhe emrin tim nese une i paguaj parate, 650 mije euro!!!! E kuptoni se cila eshte mendesia e ketij Presidenti dhe haurit qe ai drejton?! Mos kerkoni vlera tek keta, as morale, as kombetare, as sportive, zero, zero, zero, e tregon futbolli i ketyre; Paraja per ta eshte heroina e re e kombit! Ke para, e meriton stadiumin, ke para, e meriton edhe emrin ne stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR! Po ngjitem ne fillim edhe nje here; Imagjinoni te drejtonin keta ne Angli! Ca eshte kjo mo lla, ca ceremonie dun kta para neshjes? Na duhet ai minuti per reklama mo lla, leke leke, ca guerrilsi e guerilsash dun keta te nerojme ne-do keshillonte gazetari i tij i paditur; Ca eshte kjo President, c’eshte ky emer Qemal Stafa qe kerkojne keta?; Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne; Leke leke, duam leke se ata kane leke, ne nuk kemi leke-do keshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur. Ky eshte sistemi i vlerave qe kane, asgje me shume se kaq; E kane te tyren, Federaten, Kombetaren, pastaj Stadiumin, Garen, Arbitrin, Topin, madje dhe fituesin, kupen, madje madje edhe rezultatin, magjistare-doni tu bejne fitues, ju bejne, doni humbes, ju bejne prape! E dini perse? Per para, para, para! Si ato 8 milion eurot per te bere zyra! Keni te drejte; Clidhje keni ju me Qemal Stafen?! Ju nuk e meritoni Qemal Stafen!!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!