Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, ishte heroi i ekipit shkodran në ndeshjen kundër Tiranës, duke i hequr golin Dungës në vijën fatale në sekondat e fundit. Pas ndeshjes, Malota foli për Supersport, ku u shpreh:
RASTI – “Me sa di, ishte një dyluftim mes portierit e sulmuesit, një top aksidental që po shkonte drejt rrjetës. Fatmirësisht, u gjenda aty dhe e hoqa topin. Mund të kishte qenë fatale për ne, pasi nuk kishim kohë të barazonim”.
GRUPI – “Nuk e kemi luksin që të kemi 18 lojtarë njësoj. Janë aktivizuar sot 2-3 lojtarë që kanë munguar në dy javët e fundit dhe kanë bërë mirë. Por edhe taktika e trajnerit doli pozitive sepse donim që të mbanim ekipin e Tiranës para.”
TABELA – “Jemi 3-4 ekipe që jemi aty-aty. Laçi, Bylis dhe Skënderbeu. Skuadrat kanë luhatjet e veta, por unë besoj se jemi në të njëjtin grup”.
PROBLEMET NË SULM – “Siç është parë në shumë ndeshje kemi vuajtur në sulm. Po vuajmë për një “pykë”. Deri në janar do ta shtyjmë kështu sepse e kemi të pamundur që të ndërhyjmë tashmë”, tha Malota./abcnews.al