Heroi i të gjithë Kombit/ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, figura e ndritur përbashkuese e shqiptarëve

schedule15:44 - 17 Janar, 2024

schedule 15:44 - 17 Janar, 2024

Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura më e madhe në historinë e kombit shqiptar. I cilësuar si shqiptari më i njohur në botë ndër shekuj, ai nderohet si prijësi ushtarak dhe strateg i fortë i mbrojtjes së interesave të popullit shqiptar.

Por, rëndësia e Gjergj Kastriotit në historinë shqiptare nuk është vetëm ushtarake. Për  shekuj më vonë ai shërbeu si burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar.

” Skënderbeu është figura më e madhe e historisë shqiptare. Jam i lumtur të them që është një nga figurat më të studiura nga shkenca historike shqiptare dhe e huaj. Për skënderbeun kanë punuar autoritete të shquara. Për ne klasik mbetet Marin Barleti që e bër i skënmderbeu me përmasat që ka sot.”

Nga bota perëndimore Skënderbeu cilësohet si mbrojtës i krishtërimit, ndërsa për historianin Ferit Duka përmasat e figurës së tij janë shumë më të mëdha

“Lufta e Skenderbeut ishte luftë për clirimin e një populli të vogël trim dhe guximtar, me resurse të kufizuara ekonomike, pot ë bahskuar rreth një kauze të madhe. Sakrifikoi aq shumë për kombin e vet. E quajmë shpesh edhe legjendare sepse e tillë ishte. Nuk e perceptonin dot edhe të huajt që një popull i vogël me një udhëheqs në krye të pengonte superfuqinë e kohës që ishte shteti Osman.”

Në 556 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar në qendrën kombëtare të librit u hap nje ekspozite për Gjergj Kastriotin. Në këtë ditë, studiuesi Hysen Dizdari sjell në një libër veprat e përmbledhura për heroin kombëtar.

” Besoj që kjo vepër do t’i ndihmojë studentët, studiuesut që të thellojnë studimet për heroin kombëtar. Figura e skënderbeut ëhstë rrahur shoshit, nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Por nuk është e lehtë. Kam mbi 30 vite që seleksionoj, përmbledh libra.”

Ceremony ne kete dite perkujtimore per heroin tone kombetar u mbajtën edhe në Lezhë, qyteti ku ndodhet vendvarrimi i tij.

Kurora lulesh u vendosen ne memorialin e heroit kombëtar, nje monument I rendesise se vecante qe ka gjithjashtu nevoje për restaurim.

Efekte.

Gjergj kastrioti skenderbeu eshte figura perbashkuese e kombit shqiptar, kudo ku valevitet flamuri kuq e zi, ne zemer te tiranes dhe te trojeve te tjera shqiptare

Në këtë 17 janar mbarë kombi shqiptar përkujton heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Ne zemër të Tiranës figura e Skënderbeut nderohet me një monument gjigant në sheshin kryesor të kryqytetit që mban emrin e tij. Monumemti i tij ndodhet gjithashtu ne shumë qytete të mëdha të Europës. Me luften e tij heroike, gjergj kastrioti mbrojti jo vetem vendin e tij, por për 25 vite pengoi perandorine osmane, më te fuqishmd të kohës të depërtonte në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!