Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit dhe i kombëtares së Danimarkës, i është rikthyer stërvitjes me skuadrën e Milanit për fazën përgatitore.
Mbrojtësi danez ishte jashtë fushe që nga 1 dhjetori pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju dhe e cila e detyroi atë të kryente edhe një operacion.
Sot nga mediat italiane është raportuar se Kjaer ka lënë pas momentin e vështirë dhe i është rikthyer stërvitjes duke u përgatitur që të rikthehet në fushën e blertë për sezonin e ardhshëm.
Kjaer do të mbahet mend gjatë nga veprimi që bëri në fushën e lojës me kombëtaren e tij gjatë Europianit kur Christian Eriksen pësoi një atak kardiak. Kjaer ishte i pari që shkoi te shoku i tij i kombëtares duke i dhënë ndihmën e parë, gjë e cila rezultoi efektive pasi pa atë ndërhyrje do të ishte e vështirë që Eriksen do të mbijetonte./ h.ll/abcnews.al