Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Heroi” Etrit Berisha/ Portieri shqiptar vendimtar në kualifikimin europian

schedule12:37 - 1 Gusht, 2025

schedule 12:37 - 1 Gusht, 2025

Problemet e mëdha që pati në Itali janë lënë prapa.

Etrit Berisha mund të mos jetë më në kulmin e formës, dhe e ka humbur vendin në kombëtaren e Shqipërisë, por gjithsesi, ai ka rigjetur diçka tjetër, vetveten.

Në moshën 36-vjeçare, ish-portieri kuqezi ishte sërish vendimtar, duke I dhënë ekipit të tij, Haken, kualifikimin në Ligën e Europws.

Përballë, në Suedi, ishte Anderlehti I shquar belg, dhe Haken e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1, e Berisha e bëri ndonjë pritje gjatë 120 minutave.

Sfida e parë në Bruksel kishte përfunduar 1-0 për vendasit, pra u desh gjuajtja e penalltive.

Në një seri të gjatë, që përfundoi 4-2 për Hakenin, Berisha priti një 11-metërsh, dhe pastaj mori përsipër gjuajtjen e fundit, diçka që e ka bërë edhe më parë.

Ai realizoi me saktësi dhe skuadra suedeze kaloi në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, dhe aty do të ketë një derbi nordik, përballë skuadrës nga Norvegjia, Bran Bergen, me ndeshjet në 7 e 14 gusht.

Sa për Berishën, portieri 36-vjeçar I lindur në Prishtinë e ka treguar veten edhe më parë tek penalltitë. Disa herë ka pritur, ndërsa ndonjëherë edhe ka shënuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!