“Hero dhe luftëtar”, Cooper i dhuron fanellën e Kukësit djaloshit që mposhti koronavirusin

schedule09:14 - 12 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 12 Shtator, 2020

Marco Benzoni, një adoleshent italian në Bergamo, ka kaluar ditë të vështira për shkak të infektimit me COVID-19. Gjendja e tij është përmirësuar dhe 17-vjeçari ka marrë një dhuratë nga idhulli i tij, sulmuesi, Godberg Cooper i Kukësit.

Ai i ka dhuruar fanellën e tij të riut, i cili ka qenë në gjendje të rëndë. Marco nuk është një i panjohur për futbollistin e klubit verilindor. “Unë e njoh Marcon sepse fillimisht është nga lagja ime, por edhe sepse në Bergamo bëhen lojëra të ndryshme me fëmijë dhe mua më ka rastisur që ta njoh.

Veç Marcos, njoh edhe vëllanë e tij dhe më tregoi që është i sëmurë. Ai më tha gjithashtu se mua më shihte si një idhull dhe se minimumi që mund të bëja në këtë moment ishte t’i dhuroja një fanellë të ekipit.

Këtë e bëra për t’i treguar se unë jam krah tij për të luftuar kundër koronavirusit dhe çdo shqetësimi tjetër që ka. Jam shumë i lumtur që ai u bë mirë.  Është vetëm një fëmijë 17 vjeç, por është një luftëtar i vërtetë, një hero.

Jam i lumtur që mund të përqafojë familjen e tij, shoqërinë e tij dhe që hap pas hapi mund të rikthehet në jetën e përditshme. Tani, ai është idhulli im! Nuk të ndodhë çdo ditë të shohësh një 17-vjeçar që lufton me virusin dhe sëmundjen dhe ia del të fitojë”, ka deklaruar Cooper për faqen e Kukësit në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!