Hernandez i qëndron besnik Milanit, gati rinovimi mes palëve

schedule18:02 - 2 Nëntor, 2021

schedule 18:02 - 2 Nëntor, 2021

Theo Hernandez  do të nënshkruaj një rinovim kontrate me skuadrën e Milan dhe në këtë mënyrë, lojtari do të refuzojë interesimin nga Manchester City dhe PSG.

Kontrata e francezit skadon në qershor të 2024, dhe kuqezinjtë kanë  filluar bisedimet me agjentët e lojtarit  për të zgjatur kontratën. Theo fiton 1.5 milionë euro në vit dhe kuqezinjtë do t’i ofrojnë atij një zgjatje të kontratës me një rritje page.

Sipas “Calciomercato.com”, oferta e fundit e Milanit është rreth 3 milionë euro, e cila ende nuk është e mjaftueshme për të bindur lojtarin.

Negociatat midis palëve janë në një fazë të avancuar dhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në San Siro, pavarësisht interesimit nga Manchester City dhe PSG.

Theo thuhet se do të zgjasë kontratën e tij në klubin deri në qershor 2026. Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Romës dhe tashmë do të mungojë në derbi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!