Hernandez: Nuk e di nëse babai jeton, s’e kuptuam kurrë pse na braktisi!

schedule17:10 - 2 Tetor, 2019

schedule 17:10 - 2 Tetor, 2019

Lucas Hernandez dhe Theo Hernandez kanë kaluar një fëmijëri të vështirë dhe kanë vuajtur pafund. Sot ia kanë dalë dhe janë pjesë e Bayern Munchen dhe Milanit. Babai i braktisi kur ishin rreth 5-6 vjeç, ndërsa gjithçka që kanë arritur ia dedikojnë nënës së tyre, e cili sakrifikoi shumë dhe i rriti fëmijët e vetme.

“Nuk e kemi kuptuar kurrë se pse babai u largua. Unë dhe Theo ishim 6 dhe 5 vjeç kur ai iku. Nuk morëm kurrë asnjë lajm nga ai. Unë dhe vëllai im kaluam një fëmijëri të vështirë, por prapë të bukur”, thekson mbrojtësi i Bayernit për Dazn.

Lucas dhe Theo me nënën e tyre

Jean-François Hernandez kishte luajtur edhe vetë futboll me Atletico Madrid, Marseille dhe Rayo Vallecano. Lucas vazhdon prononcimin e tij, duke zbuluar se nuk ka asnjë informacion nëse babai jeton apo jo.

“Nuk kam ndërmend ta kërkoj dhe ta kontaktoj. Përderisa iku, nuk na ka dashur. Nuk ja kam idenë ku mund të jetë dhe me çfarë merret. Nuk dimë as nëse është gjallë dhe jeton”, përfundon 23-vjeçari francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!