Hernandez apelon vendimin, por rrezikon të dënohet pas 10 ditësh

schedule16:53 - 18 Tetor, 2021

schedule 16:53 - 18 Tetor, 2021

Futbollisti i Bayern Munichut, Lucas Hernandez është dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për shkeljen e një urdhri ndalimi në vitin 2017.

Mbrojtësi 25-vjeçar është paraqitur ditën e stome në gjykatën spanjolle për të apeluar vendimin që ai të futet në burg, ankesë e cila është refuzuar.

Pas një debati të dhunshëm që futbollisti pati me të dashurën e tij, Amelia Ossa Llorente, mori urdhëra kufizues për dhunë në familje në vitin 2017.

10 ditë do të ketë në dispozicion Hernandez për t’u paraqitur në burg vullnetarisht, I cili do të lejohet të zgjedhë burgun ku vuan dënimin.

Hernandez ishte dënuar me gjashtë muaj burg me kusht në vitin 2019 për thyerjen e urdhrit të tij të ndalimit. Ankesa e tij ishte refuzua në shkallë të parë.

Futbollisti i Francës ishte në ekip, i cili i fitoi finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, por që ai duket se do ta vuaj dënimin me burg edhe pse ditën e nesërme do të merret vendimi zyrtar ndaj tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!