Hernan Crespo analizon vendimin e Romelu Lukakut

schedule18:21 - 29 Qershor, 2022

schedule 18:21 - 29 Qershor, 2022

Romelu Lukaku (29 vjeç) është rikthyer te Interi, ndonëse do ta bëjë këtë në formë huazimi nga Chelsea. Pasi nuk pati fat në eksperiencën e re në Londër, sulmuesi dëshiron të rifitojë besimin e Nerazzurrëve. Një huazim që do të mbyllet për 8 milion € fikse + 2 milion € të tjera.

Një pyetje që është analizuar nga sulmuesi shumëvjeçar Hernan Crespo.

“Lukaku ka vendosur të kthehet dhe unë e kuptoj atë. Te Inter, ai ndjehej si një mbret; dhe te Chelsea, jo. Është një çështje dashurie. Dhe kur zemra është e përfshirë, gjërat pothuajse gjithmonë shkojnë mirë” , tha argjentinasi për La Gazzetta dello Sport. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!