Kanë mbetur edhe pak ditë nga afatet ligjore të mbylljes së konkursit të krijmtarisë i hapur nën shenjëën e vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Drejtorja e politikave dhe strategjive të zhvillimit kulturor pranë Ministrisë së Kulturës, Herida Duro thotë se interesi më ë madh deri tani është shfaqur nga krijuesit në gjininë e baletit, megjithatë nuk mungojnë krijimet edhe në opera dhe muzikale. Duro zbulon se fituesi i këtij konkursi do të inaugurojë godinën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit vjeshtën e ardhshme.
Vitet e fundit, krijmtaria muzikore ka pësuar rrudhje të ndjeshme. Nxitja dhe nxjerrja në pah e talenit ka qenë synimi kryesor i hapjes së konkursit në fushën e operas, baletit dhe muzikalit nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Asamblit Popullor.
Drejtorja e politikave dhe strategjive të zhvillimit kulturor pranë Ministrisë së Kulturës, Herida Duro thotë se interesi më i madh deri tani që kanë mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i aftatit 6-mujor të hapjes së këtij komkursi ka qenë në gjininë e baletit.
Afati kohor për dorëzimin e demove në tre gjinitë, balet, opera dhe muzikal është deri më 11 Tetor për çdo krijues. Duro është e vetëdijshëm se për krijmtarinë koha nuk është kurrë e mjaftueshme, por duhen respektuar afatet ligjore. Në këtë konkurs çdo gjini është vlerësuar monetarisht me 3 milionë lekë.
Produksionet fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Asamblit Popullor si dhe mendohet të inaugurojnë godinën e re sipas Duros.
Ky konkurs që nga 11 Prilli është hapur edhe për brezin e ri, për t’i stimuluar si krijues që në hapat e parë dhe fituesi do të shpërblehet me 5 mijë lekë. Ky është konkursi i parë i hapur pas viteve ‘90, e ku artistët kanë qenë të lirë të shprehin ndjesitë e tyre pa tematikë të përcaktuar./abcnews.al