Heric: Kam pritshmëri të larta, me Skëndërbeun ndeshje e fortë

schedule15:31 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 15:31 - 11 Dhjetor, 2021

Vllaznia pret nesër në stadiumin “Loro Boriçi” skuadrën e Skëndërbeut, sfidë e cila zhvillohet në kuadër të javës së 13-të të Abissnet Superiore, që starton në orën 16:45.

Një takim ky që shkodranët kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në ndeshjen e kaluar, për t’iu mos larguar dy vendeve të parë an tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Thomas Brdaric ishte i pranishëm edhe lojtari i shkodranëve, Elvedin Heric, i cili ka folur për sfidën ndaj korçarëve.

A je duke e shijuar periudhën në Superiore? Jam i lumtur sepse po e shijoj shumë aventurën në Shqipëri, njerëzit në qytetin e Shkodrës janë të sjellshëm dhe më mbështesin. Jam i kënaqur me jetën këtu.

Nesër ndeshje e rëndësishme ndaj Skënderbeut? Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të tregojmë maksimumin në përpjekjet tona dhe më pas të festojmë me fansat tonë. Por, është ndeshje e fortë dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë.

I kënaqur me performancën personale? Pritshmëritë e mia janë shumë të larta dhe kam qëllim t’i tregoj vetes dhe gjithë skuadrës se jam i gatshëm të luaj. Nesër kam mundësinë për të luajtur, unë do të jap më të mirën.

A e sheh Vllazninë si një trampolinë për të luajtur në një kampionat më të fortë? Jam tërësisht i fokusuar te Vllaznia dhe nuk mendoj për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të jap maksimumin tim këtu.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!