“Herët për të folur mbi tripletën”, Guardiola me “këmbë në tokë” : Të arrijmë çerekfinalen

schedule15:48 - 5 Mars, 2024

schedule 15:48 - 5 Mars, 2024

Mbrëmjen e së mërkurës, “Qytetarët” e Manchester City do të presin, në “Etihad Stadium”, “gjigantët” danezë, të Copenhagen, në përballjen e dytë, të vlefshme për raundin e 1/16-ve, UEFA Champions League, me sfidën e parë, të luajtur në Danimarkë, që ka përfunduar me rezultatin e thellë, 3 me 1, në favor të djemve të Pep Guardiola.

Pas ecurisë së mirë, në FA Cup, Premier League e Champions, tashmë kanë nisur sërish “ëndrrat” për një tjetër tripletë, mirëpo nga konferenca për shtyp, në prag të kësaj sfide, tekniku spanjoll është shprehur se është ende shumë herët për të folur mbi këtë temë dhe se tashmë është i fokusuar vetëm te përballja, ndaj Copenhagen.

“Qëllimi ynë i vetëm është të përpiqemi të arrijmë nesër në çerekfinale. Jemi ende shumë larg nga të flasim për këtë. Po, ne fituam finalen kundër Inter, sezonin e kaluar, por është fillimi i marsit. Nesër luajmë kundër Copenhagen. Unë kam qenë i fokusuar në këtë sfidës, që nga dje dhe gjatë gjithë ditës sot”,- u shpreh tekniku i Manchester City. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!