Ashtu sikurse Ilir Beqaj në kampin socialist, edhe demokrati Bardh Spahia nuk ka mundur ta thyejë herësin për të siguruar një mandat deputeti në katër vitet e ardhshme në Kuvend.
Pas përfundimit të numërimit në të gjitha qendrat e votimit në Shkodër, Spahia ka arritur të sigurojë 7219 vota, nga 9441 që i duheshin në total.
PD arriti të sigurojë 5 mandate në qarkun e Shkodrës, por Spahia ishte renditur i shtati në listën e kandidatëve demokratë në këtë qark.
Duke qenë se asnjë nga kandidatët në listat e PD apo PS nuk kanë arritur ta thyejnë herësin, lista e deputetëve fitues sipas radhës nuk pritet rë ketë ndryshime.
PSD 2 mandate
Gledis çeliku
Meri Markiçi
LSI 1 mandat
Agron Çela
PD 5 mandate
Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila
PS 3 mandate
Edona Bilali
Paulin Sterkaj
Benet Beci
/mv.abcnews.al