Hera e katërt radhazi/ Son pa rivalë, shpallet lojtari aziatik i vitit

schedule18:36 - 5 Janar, 2021

schedule 18:36 - 5 Janar, 2021

Është shpallur futbollisti më i mirë aziatik i sezonit të kaluar dhe ai është Son Heung-Min. Ylli i Tottenham e fiton këtë çmim për herë të katërt radhazi.

Sulmuesi nga Korea e Jugut është një nga pikat më të forta të ekipit të Jose Mourinhos dhe një nga sulmuesit më në formë në botë.

Çmimi i futbollistit më të mirë aziatik është krijuar nga e përditshmja kineze Titan Sports, teksa gazetarët sportivë zgjedhin më të mirin e vitit.

Gara për vendin e parë nuk kishte aspak rivalitet. Son është shpallur fituesi me një diferencë të madhe, teksa podi kompletohet nga Sardar Azmoun (Zenit) dhe Junior Negrao (Ulsan Hyundai). /abcnews.al