Shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, CODACONS, fut në panik tifozët e Juventusit, pas nisjes së hetimeve për parregullsitë në bilance.
Presidenti i CODACONS, Marco Donzelli, mes të tjerash ka deklaruar: “Nëse Juventusi ka fituar avantazh të paligjshëm ndaj klubeve rivale me operacione të këtij lloji, atëherë rregullsia e kampionateve të fundit në futboll bie.
Si pasojë Federata dhe autoriteti për konkurrencën e tregut do të duhet të ndërhyjë dhe të dënojë përgjegjësit. Përtej përgjegjësive individuale, klubi nuk do të përjashtohej nga ndëshkimi.
Për të mbrojtur mijëra tifozë, ne do të paraqesim një ankesë në Antitrust dhe në Prokurorinë Federale, duke kërkuar rënien në Serie B dhe heqjen e titujve të fundit të fituara nën hijen e këtyre operacioneve financiare potencialisht të paligjshme”. / abcnews.al