Heqja e vizave për kinezët shumëfishon numrin e turistëve

schedule12:46 - 7 Gusht, 2018

schedule 12:46 - 7 Gusht, 2018

Heqja e vizave për shtetasit kinezë deri në fund të tetorit, ka shumëfishuar numrin e turistëve këtë sezon. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi në një intervistë për televizionin më të madh në Kinë ka deklaruar se Shqipëria po promovon agroturizmin më shume se çdo gjë në vend.

Rritja e numrit të turistëve kinezë në vendin tonë tërhoqi edhe vëmendjen e televizionit më të madh në Kinë, CGTN.

Në një reportazh për Shqipërinë Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tregoi se ku është përqendruar oferta turistike.

 “Ne jemi duke punuar shumë fort që të krijojmë një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë”

Televizioni më i ndjekur në Kinë thekson se Shqipëria është krenare për traditën e kulinarisë duke sjellë shembullin përmes gatimeve vendase. Ndërkohë rendit atraksionite më të mëdha në vendin tonë. Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave për turistët kineze për periudhen 1 prill deri në 31 tetor 2018. Ndërkohe Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri. /abcnews.al

Më poshtë ndiqni videon e kronikës së transmetuar në televizionin kinez:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!