Nga Erblina Mile
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për sektorin bujqësor nga 6% në 0 në paketën fiskale të vitit të ardhshëm do të dëmtojë këtë sektor. Ekspertët kontabilist theksojnë se nuk duhet që të ndryshoj niveli i TVSH-së dhe duhet të jetë i barabartë si në shitje dhe në blerje. Sipas kontabilistëve ndërhyrja në skemën e TVSH-së është një mundësi më shumë për evazion.
Binaj i bën thirrje parlamentit që të gjykoj më mirë këtë ndryshim fiskal para se të marrë një vendim përfundimtar.
Paketa fiskale u miratua tashmë në parim ndërsa pritet të kthehet për diskutim në komisione nen për nen ku do të përfshihen edhe propozimet apo ndryshime të grupeve të interesit apo deputetëve./abcnews.al