Heqja e qeseve, biznesi kundër: Vendimin në arbitrazh

schedule15:21 - 11 Shkurt, 2022

schedule 15:21 - 11 Shkurt, 2022

Industria e prodhimit të qeseve plastike  ka  kundërshtuar nismën e qeverisë për të ndaluar përdorimin dhe prodhimin e qeseve plastike që prej 1 qershorit. Vullnet Haka përfaqësues i shoqatës së ricikluesve ka paralajmëruar qeverinë se do të bëjnë ankesë në arbitrazh nëse një ligj i tillë do të miratohet.

Ata bëjnë me dije se kanë investuar mbi 50 milion euro në teknologji dhe mbyllja e aktivitetit do të kishte impakt ekonomik.

“Nëse nuk do të merremi në konsideratë do të vazhdojmë shkallët e animimit”.

Kreu i Dhomës së Tregtisë e cilësoi absurd një vendim të tillë pasi Shqipëria rezulton të jetë vendi i parë në BE i cili ndalon përdorimin e qeseve.

Sipas projektligjit të propozuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, gjobitet nga 1- 1.5 mln lekë. Ndërkohë që, çdo person që i përdor këto qese do të gjobitet me 30 -100 mijë lekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!