Në një intervistë në “News Line” në ABC News, aktivisti Fatbardh Kadilli foli për zgjedhjet e 11 majit, duke u ndalur edhe te kontrata e lobimit të PD.
“Institucionet që kanë përgjegjësi, duhet të jenë të kujdesshëm që të sillen në përputhje me ligjin. Vëzhgimi i administratës amerikane nuk do të jetë i qetë. E njëjta gjë është edhe për BE. Këto zgjedhje duhet të jenë me standarde. Kushdo, që nga kandidatët e thjeshtë deri te kryeministri duhet të dinë se këto zgjedhje duhet të jenë me standarde absolute”, u shpreh ai.
Sa i përket kontratës së lobimit të PD, ai shtoi se është një humbje e madhe morale për Partinë Demokratike.
“PD me këtë kontratë ka humbur moral ka humbur edhe politikisht, natyrisht do të reflektohet edhe në zgjedhje. Ky njeri sot nuk ka mundësinë të komunikojë me administratën amerikane të vërtetën e tij, nuk mund të pretendosh që nuk ke humbur politikisht. Dhe sot jemi me 6 milionë dollarë. Çdo para që hidhet në këtë drejtim është para e humbur”, tha më tej Kadilli.
/abcnews.al/